Njeri prej tyre eshte kapur ne flagrance duke levizur me motorr me arme zjarri pistolete ne brez.
Sekuestrohet : 1 Pistolete me dy karikatore me 13 fisheke si dhe dy arme gjahu me 35 fisheke pa leje. Nga sherbimet e Komisariatit te Policise Shkoder u arrestua në flagrancë shtetasi: Mario Deda 19 vjeç, banues në lagjen Tre Herojt Shkodër, pasi: Në lagjen Partizani ne rrugen “Reshit Rusi”, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policise shtetasit Mario Deda i cili po udhetonte me motor tip Honda me targe AF 224, ju gjet ne brez një armë zjarri pistoletë TT me dy krehera me 13 fisheke. Materialet Prokurorisë së Rrethit Shkodër. Neni 278/5 i K.P. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: Paskualin Preka 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Njesia Administrative Velipojë Shkodër, pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në banesën e tij janë gjetur dy armë gjahu çifte pa leje. Njëra çifte teke e tipit Beret dhe tjetra tip CHOKE 181, si dhe 35 fishekë. Materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër. Neni 280 i K.P.