Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne Shkoder.
Nje punonjes ndertimi ka humbur jeten rreth ores 18:00, ne lagjen Fermentim ne Shkoder, teksa po punonte ne nje objekt banimi. Sipas te dhenave te para te policise se Shkodres behet me dije se ka humbur jeten shtetasi Gjin Leka, 55 vjec banues ne fshatin Grude ne Shkoder. Shtetasi 55 vjecar po punonte ne nje objekt banimi ne kete zone te qytetit te Shkodres, por per shkak te shembjes se disa rrenojave, ai ka marre plage te shumta dhe eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres, por fatkeqesisht nuk ka arritur te mbijetoje prej plageve te marra. Policia e Shkodres ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe po heton per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje te rende.