Një 23-vjeçar nga Bajza e Malësisë së Madhe ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me litar.

Kanë qënë familjaret ata të cilët pasi kanë parë se ç’ka ndodhur, e kanë sjellë me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Policia thotë se 23-vjeçari është shtetasi me iniciale P.K.

Njoftimi i Policisë Shkodër: Informacion Paraprak Më datë 13.05.2017, ora 19:40, në Spitalin Rajonal Shkodër, është sjellë nga familjaret në gjendje të rëndë për jetën shtetasi P. K, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe. Nga deklarimet paraprake të familjarëve rezultoi se shtetasi P.K, ka tentuar të vetvaret me litar. Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPALOKA, RAMËS: NUMËROVE PROTESTUESIT SI ARAT ME KANABIS
Artikulli tjetërPROKURORIA ÇON PËR GJYKIM ISH-DREJTORIN E HIPOTEKËS