Gjashtw persona kanë mbetur të plagosur mes te cileve dhe femije, pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 të së dielës, pranë Fushë Mamurrasit në Kurbin. Nw kwtw aksident u pwrfshinw nje automjet tip renauld me njw mwrcedes dhe pwr pasoje mbeten tw plagosur shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ” Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.Të plagosurit u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha.Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga errësira si dhe lagështira në rrugë.