Një aksident autombilistik me pasojë vdekjen e dy të moshuarve, ka ndodhur pasdreken e së hënës në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit.
Policia e Shkodrës sqaron se ka qënë ora 17.20 kur pas njoftimit nga kalimtarët, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip “Benz” me targë AA 572 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër.
Këta 2 shtetas kanë ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër ku ishin dërguar për ndihmën e nevojshme e mjekësore, si pasojë e plagëve të marra. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.