Policia, NJoftim per shtyp

Më datë 25.03.2016, rreth orës 19:10, në rrugën nacionale Shkodër –Hani i Hotit, në vendin e quajtur Grudë Fushë Malësi e Madhe, shtetasi malazez me iniciale E. R. 44 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “KamionTrajler” me targa PG-GF453, ka aksidentuar shtetasin me iniciale G. S. 47 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, i cili po lëvizte në këtë segment rrugor me karrocë me kalë. I dëmtuari u dërgua menjëherë në SpitalinRajonal Shkodër, porsipërpasojë e plagëve të marra, gjeti vdekjen. Drejtuesi i mjetit shtetasi malazez me iniciale G. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSULM VETËVRASES NË IRAK, TË PAKTËN 65 TË VDEKUR
Artikulli tjetërUEFA BEFASON SHQIPËRINË, 9 LOJTARË NË KONTROLL ANTI-DOPING NË AUSTRI