Njoftimi i Policisë:

“Shkodër – Koplik Më datë 07.07.2016, rreth orës 20:00 në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Grizhë Malësi e Madhe mjeti tip Benz me targa TR 0399 U me drejtues shtetasin Enver Zeka, 51 vjeç, banues në Koplik Malësi e Madhe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Kadri Kazma, 55 vjeç, banues ne fshatin Grizhë Malësi e Madhe. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca. Si pasojë e përplasjes këmbësori gjeti vdekjen në spitalin e Shkodrës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe për veprime të mëtejshme. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për të përcaktuar shkakun e aksidentit.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakTHETHË, RRËZOHET AKSIDENTALISHT SHTETESJA ÇEKE
Artikulli tjetër“EURO 2016”, “GJELAT” NË AVANTAZH ME ANË TË NJË PENALLTIE