Mosrespektimi i shenjave të qarkullimit vazhdon të bëhet shkak për aksidente.

Një aksident pa pasoja në njerëz, vetëm me dëmtime materiale është regjistruar pasditën e sotme rreth orës 16:30 tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Dobraçit, aksi Shkodër – Hani i Hotit.  Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe shkak kryesor i përplasjes mësohet të ketë qënë mosrespektimi i shenjave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të tyre. Polica ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakATMOSFERA E FESTËS SË PASHKËVE NË BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërPRINC LEKA II BËN TË DITUR DATËN E MARTESËS ME ELIA ZAHARIAN