CALTESTER: SHQIPËRIA ËSHTË NJË VEND KANDIDAT PËR NË BE. Ambasadorja e Belgjikës në Shqipëri Anick Van Caltester duke komentuar çështjen e deputetit Mark Frroku thotë se i përket drejtësisë shqiptare.
Ambasadorja belge tha se Shqipëria është një vend kandidat për Bashkimin Europian ndaj duhet që t’i zgjidhë vetë problemet. Ambasadorja belge e pyetur se si proçedohet për ekstradimin drejt Belgjikës kur një shtetas shqiptar posedon edhe nënshtetësinë amerikane si në rastin e deputetit Mark Frroku i akuzuar për vrasje në Belgjikë duke qenë se Shqipëria nuk ka marrëveshje për ekstradime me këtë shtet, Caltester nuk u përgjigj duke thënë se është çështje tenike. Po ashtu nuk tha nëse është pro apo kundër ekstradimit të deputetit Frroku. Ambasadorja belge zhvilloi një vizitë në qytetin e Shkodrës duke parë nga afër disa prej bizneseve më të mëdha.