Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Vau Dejës Arrestohet në flagrancë një shtetas, i sekuestrohet arma e zjarrit pa leje Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje, parandalimin e krimeve dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : * Ndoc Kapçari, 66 vjeç, banues në Vau Dejës Më datë 05.11.2016 në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës gjatë kontrollit fizik të ushtruar, në brez iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë TT dhe një krehër me 7 fishekë të cilat i mbante pa leje. Materialet proçeduriale iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPËRMET, ZBULOHEN DY KAPANONË ME DROGË, DY PERSONA NË KËRKIM
Artikulli tjetërFUSHATA ZGJEDHORE 2017, PD-ja NDEZ MOTORËT