Drejtoria e Policisë se Shtetit Drejtoria Vendore Policisë Shkodër Shkodër, më 19.03.2016 Njoftim për Shtyp
Dokumentohen me prova ligjore 7 (shtatë) vjedhje në qytetin Shkodër. Ndalohet autori. Efektivët e Drejtorisë së Policisë Shkodër bënë kapjen dhe arrestimin e një shtetasi për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Vjedhje më shumë se një herë”. 1. Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: • Arian Rrushini, 38 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Ky shtetas dyshohet se në qytetin Shkodër ka kryer 7 (shtatë) vjedhje me maskë dhe me doreza, të dokumentuara si më poshtë: 1- Më datë 15.01.2016, gjatë natës, në lagjën Perash, qyteti Shkodër, në një automjet, në pronësi të shtetasit E.I. banues në Shkodër, ka vjedhur një kasë fiskale dhe një xhup. 2- Më datë 17.03.2016, gjatë natës, në rrugën “Kadukaj”, lagje Naim Gjylbegu, Shkodër, ka vjedhur një çantë dore ku brenda saj ka patur 30.000 lekë të reja dhe një kasetë plastike me vegla, në automjetin tip “Mercedes Benz“ në pronësi të shtetasit F.K. banues në Shkodër. 3- Më datë 18.03.2016, në Shkodër, ka vjedhur një bateri gjeneratori, me vlerë 100 Euro. 4- Më datë 18.03.2016, i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasut M.N, ku ka vjedhur një xhaketë dhe një çantë me vlerë 200 Euro. 5- Më datë 18.03.2016, shtetasit S. L. 42 vjeç banues në Shkodër, i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Mercedes Benz”, ku i ka vjedhur një “Masazhator sedilje“ me vlerë 100 Euro. 6- Më datë 18.03.2016, shtetasit Y. D. 21 vjeç banues në Shkodër, i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Audi A4”, ku i ka vjedhur një pajisje sinjali e markës “Satlink“ me vlerë 380 Euro. 7- Më datë 19.03.2016, shtetasit A. T. 30 vjeç banues në Shkodër, ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Mercedes Benz”, ku i ka vjedhur një çantë laptopi, në cilën ka patur vegla pune si (pinca, kaçavida, trankeza), karikuesa për kamera të sigurisë dhe koka interneti me vlerë totale rreth 100.000 lekë të reja. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në ambientin e banesës së shtetasit të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende nga të 7 (shtatë) ngjarjet e sipërpërmendura, si dhe – 1 (një) armë zjarri pistoletë e markës Ekol Magnum. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhje më shumë se një herë“ parashikuar nga nenet 278/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.
/ Star Plus TV /