1. Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Gjoko Zllatiçanin 58 vjeç, banues në fshatin Vrakë njësia administrative Gruemirë bashkia Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën nacionale Koplik – Hani Hotit në vendin e quajtur Koplik, Malësi Madhe, u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar mallra që i paguhet akcizë pa dokumentacion pëkatës, me mjetin e tij tip “Renault” me targa PGCB287. Ju bllokuan në cilësinë e provës materiale. – 108 (njëqind e tetë) palë këpucë atlete të markës Nikë -15 (pesëmbëdhjet) shishe me pije alkoolike , të cilat i kishte për t’i shitur në Tuzë të Malit Zi. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal. —– ——- ——- 2. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë Vendore e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • K. B. 17 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në segmentin rrugor unaza perendimore, lagje”Ahmet Haxhia” qyteti Shkoder, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” me targa TR 1679 K ka penguar duke u zënë rrugën me automjet shërbimeve të policisë, të cilët po ndiqnin automjetin me targa AA 667 JH, që rezultoi në pronësi të (vëllait të tij), shtetasit -Tafil Brahimi, 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili nuk u ishte ndaluar shërbimeve të policisë rrugore të cilët i ishin vënë në ndjekje. Shtetasi Tafil Brahimi, u shpall në kërkim për veprën penale të « Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik », neni 242 I Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit K.B. për veprat penale « Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt» dhe «Kundërshtimi ndaj punonjësit të policisë të rendit publik », parashikuar nga neni 291 dhe 236/1 të Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasit Tafil Brahimi për veprën penale të « Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik », neni 242 I Kodit Penal