Shkodër. 

Në vijim të operacionit të djeshëm të koduar “AKCIZA” organizuar nga Sektori për krimin ekonomik e financiar në D.V.P.- Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ku u arrit që :

 Të sekuestrohen 5146 paketa ciagaresh, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llampa kontrabandë si dhe të arrestohen 5 shtetas dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim 

 Si rezultat i veprimeve hetimore të mëtejshme për goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme më datë 27.10.2016, u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria për shtetasit :

 * Ylli Rikaj, 44 vjeç, banues në Shkodër

 * Esad Kukaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe

 Pasi këta shtetas dyshohen si autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale  për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

 Ju bëjmë me dije se vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të dyshuar.

 Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZHVILLOHET SEMINARI “BARAZIA GJINORE NE VENDIMARRJE”
Artikulli tjetërISH ARTISTIKJA, BLLOKOHET RRUGA: S’DALIM NGA SHTËPITË