Jane arrestuar ne Shkoder  2 shtetas dhe jane shpallen 2 të tjerë në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë

Informacioni i policise:Më datë 25.10.2016 rreth orës 12:30 është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Trush ka ndodhur një aksident. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nga veprimet hetimore ka rezultuar se nuk ishte aksident por tentative për vrasje. Mjetet tip Benz me targë AA 304 OT me drejtues shtetasin Femih Gjorreta, dhe mjeti tip Audi me targë DP 372 CG me drejtues shtetasin Admir Gjorreta, i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën dhe kanë përplasur mjetin motorrçikletë tip Jamaha pa targa në të cilin udhëtonin shtetasit F.J. 31 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe me pasagjer shtetasin A.J. 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. Si pasojë e përplasjes së motorrit nga 2 automjetet, shtetasit që udhëtonin në motorr kanë përfunduar në kanal. Më pas shtetasit që udhëtonin në automjete kanë zbritur dhe me mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda . Aktualisht 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta.

Falë veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit :

 Femih Gjorreta, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

 Admir Gjorretaj, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

 G.Gj. 32 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

 E.Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar : * dy automjetet e autorëve * motorri i të dëmtuarve * një krëhër pistolete model 54 me 8 copë fishekë * një shkop bejzbollisi * një pistoletë manover

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga nenet 79/dh 22, 25, 278, e 290/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKTIMI NE SHTEPINE E TE MOSHUARVE NE SHKODER
Artikulli tjetërMALI I ZI, DJUKANOVIÇ JEP DORËHEQJEN