Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi transportonte drogë me automjetin e tij. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është sekuestruar një sasi prej 22,5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe është vënë në pranga shtetasi Bardhok Qershia, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër,

“Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volksëagen”, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë. Gjatë tentativës për t’u larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, gjithsej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, 32 vjeç ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakZIDANE ME SYTË NGA “EL CLASICOS”: RONALDO KURRË NUK DËSHTON!
Artikulli tjetër85 VJETORI I AKTORES TINKA KURTI