Njofiimi i policisë së Shkodër:

Shkodër Vijon puna për kapjen e personave në kërkim, ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, më datë 03.10.2016 kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : -Ndue Gecaj, 51 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi : Komisariati i Policisë Tropojë më datë 28.09.2016 e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 03.10.2016
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT, FSHATRAT NË ANËN E MALIT TË RREZIKUAR