Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Me datë me 15.11.2017, nga efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në bazë të informacioneve policore, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Ardian Kastrati , 48 vjeç, banues në fshatin, Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe

Ndalimi i tij u bë pasi në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 14.11.2017 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr 942 datë 13.11.2017 ku ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të metejshme

Artikulli paraprakSHKODËR, RAMA: QEVERIA, AKSION PËR SIGURINË E KONSUMATORIT
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 16 NËNTOR 2017