Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një person në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Efektivat e Komisariatit të Malësisë së Madhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së sotme në Malësi të Madhe bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: ● Lush Vuçaj, 43 vjeç, banues në fshatin Kozhnje, bashkia Koplik. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr. 191 datë 04.03.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278/2, 278/5 dhe 284/1 të Kodit Penal .  

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRRËFIM – DASHAMIR SHERJA
Artikulli tjetërBANKIER PËR NJË DITË NE BANKËN AMERIKANE TË INVESTIMEVE