Shkodër Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjesohen 827 bimë të kultivuara Cannabis Sativa. Arrestohen ne flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Më datë 16.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vendin e quajtur Burga, fshati Lekaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, në një zonë të pyllëzuar, pronë publike,u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 parcela gjithsej, me 827 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Altin Celi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Nikoll Plepi, 62 vjeç, banues në fshatin Lekaj, me detyrë kryeplak i ketij fshati, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” e “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuara nga neni 300 e 248 i Kodit Penal.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: A. C, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.