Policia e Shkodrës njofton se janë gjetur dhe asgjësuar 8900 bimë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Njoftimi i plotë i Policisë: “Asgjesohen me anë të djegies 8900 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Në zbatim të planit të veprimit mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur Fusha e Qarrit në Serriqe Bashkia Fushë Arrëz, janë gjetur dhe asgjesuar me anë të djegies 8900 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva. Në afërsi të parcelës është gjetur një automatik dhe disa fishekë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”
/ Star Plus TV /