SITUATA NË TERRITORIN E BASHKISË SHKODËR
Informacion mbi situatën në Bashkinë Shkodër, datë 8.11.2016, ora 14.00 Që prej ditës së djeshme datë 07.11.2016, ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Shkodër është vënë në gadishmeri të plotë duke monitoruar situaten e rreshjeve të shiut. Rreth orës 23:00 kemi vërejtur prezencën e ujit në disa sheshe dhe rrugë të qytetit, prezencë e cila ka zgjatur vetëm disa minuta, menjëherë kemi ndërhyer me grupet tona të gadishmërisë duke pastruar puseta dhe segmente të bllokuara nga mbeturina të ndryshe dhe gjithçka ështe normalizuar, puna ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesi dhe vazhdon akoma. Prezencë ujit ka patur në sheshin “Luigj Gurakuqi, sheshi “Nënë Tereza” përballë hotel Turizmit, në Bulevardin “Skënderbeg”, rrugën Arra e Madhe, si dhe në rrugën nga teatri Migjeni në drejtim të stadiumit.
NJËSIA ADMINISTRATIVE RRETHINA
Mësimi në shkolla vazhdon normalisht, prurjet e lumit Kir janë në rënie, problem mbetet energjia në të gjithë njësinë. Në Nj.A., dje dhe sot nuk ka shërbime për arsye të mungesës së energjisë. Në shkollën e Bardhajve po përgatitet riparimi i çatisë, po ashtu edhe në shkollën e Hotit të Ri.
NJËSIA ADMINISTRATIVE POSTRIBË
Mësimi vazhdon normalisht, energjia elektrike është e ndërprerë. Situata vazhdon të jetë si më pare.
NJËSIA ADMINISTRATIVE GUR I ZI
Fshat Kuç dhe Lagjja Kasape 1. Po rritet niveli i ujit që nga ora 08:00 dhe deri tani, është rritur me 7cm. 2. Baza ushqimore për blektorinë dhe kulturat bujqësore janë tepër të dëmtuara. 3. Sipërfaqet e mbuluara me ujë janë në të njëjtat nivele.
NJËSIA ADMINISTRATIVE ANA E MALIT
1. Dy ujësjellësat janë në punë (njeri rrezikohet nga përmbytjet). Është lajmeruar drejtoria përkatës. 2. Shkollat janë mbyllur në orën 11:30 me urdhër të shtabit emergjensave. (me urdhër të drejtorëve të shkollave. 3. Niveli i ujit po rritet, po shtohet sip. tokave nën ujë. Ky shtim po vjen nga shkarkimet e HEC. 4.Te tjerat jane si me pare
NJËSIA ADMINISTRATIVE DAJÇI
1- Vazhdon të jenë pa energji elektrike fshati Darragjat. 2- Pritet për të ndërhyrë në argjinaturën e Darragjatit nga firma që ka kryer punimet, ka 2 ditë që pritet me ardh dhe asnje reagim. 3-Në të gjithë fshatrat është e njëjta situatë sikur ju kam informuar. 4-Hidrometri tregon 5.95 Cm në këteë moment
NJËSIA ADMINISTRATIVE BËRDICË
Qendrat Shëndetësore në Trush dhe Bërdicë janë në gadishmëri Bashkia Shkodër nuk ka asnjë informacion zyrtar për nivelin real të shkarkimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe atë të Fierzës.