Bashkia e Shkodrës ka miratuar buxhetin për vitin 2016. Buxheti u miratua me shumicë votash, ku 39 ishin pro. Gjatë votimit rezultuan 7 vota kundër dhe 3 abstenim.
Fjala e Kryetares se Bashkise Voltana Ademi, ne mbledhjen e keshillit bashkiak:
“Të dashur bashkëqytarët e mi, Të nderuar këshilltarë të Bashkisë së Shkodrës, Projekt-buxheti i vitit të parë pas reformës territoriale ka pasuar një proces listimi dhe analizimi të problemeve dhe sfidave emergjente, programeve dhe projekteve afatshkurtra dhe afatmesme. Gjatë këtyre muajve komunikimi me njerëzit, takimet e diskutimet publike kanë ndihmuar për të përcaktuar shqetësimet dhe nevojat aq të shumta dhe me mundësi të kufizuara për t’u realizuar në një kohë afat-shkurtër. Gjatë këtij viti, së bashku, do të punojmë duke dhënë maksimumin për të përmbushur detyrimet, përgjegjësitë dhe premtimet tona. Unë, ne, Bashkia e Shkodrës duam të punojmë mirë, me përgjegjësi, duke zbatuar me rigorozitet ligjin, me transparencë, duke përdorur paratë në mënyrë efiçiente për gjërat e duhura, me besimin se vetëm kështu mund të ndryshojmë dhe të zhvillohemi. Për këtë do të punojmë për ndërtimin dhe fuqizimin e administratës publike si një instrument thelbësor e pikënisje për t’i shërbyer qytetarëve. Rekrutimi i burimeve njerëzore cilësore dhe trajnimi i vazhdueshëm për përmirësimin e punës në administrim është synimi ynë. Modernizimi i punës në administratën publike përmes zhvillimit dhe përdorimit të inovacionit. elektronikës dhe teknologjisë së komunikimit janë një alternativë që ne e mbështesim fort. Njerëzit janë zemra e Shkodrës! Me traditën, diversitetin, besimin, trashëgiminë, burimet, njohuritë, vlerat do të jenë gjithmonë pasuria dhe energjia e zhvillimit të terrritorit. Integrimi i kësaj larmije do të jetë përgjigja që Plani i Përgjithshëm Vendor do të mundësojë përmes instrumentave praktik të zhvillimit. Në territorin e Shkodrës ne kemi zona me diferenca të dallueshme përsa i përket infrastrukturës ekszsituese rrugore, shërbimeve publike, gjendjes së objekteve të arsimit dhe shërbimit shëndetësor, gjendjes ekonomike dhe sociale të komuniteteve. Përmirësimi në vijimësi sidomos i shërbimeve publike: kujdesi, pastrimi e mbrojtja e mjedisit, mirëmbajta e infrastrukturës ekzistuese, përmirësimi me furnizim me ujë të pijshëm, rritja e sigurisë- ndriçimi i ambjenteve publike, përmirësimi i aksesit dhe lëvizshmërisë mbetet sfidë e Bashkisë së Shkodrës. Me kontributet e qytetarëve do të mundësojmë përmirësimin e shërbimeve dhe kushtet duke krijuar një klimë pozitive për zhvillimin e biznesit, mikpritëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Promovimi i territorit me vlerat e veta turistike, të trashëgimisë, të artit, të kulturës e traditës do të ndihmojë rritjen e ekonomisë. Agroturizmi dhe prodhimi i produkteve bujqësore janë një aspekt tjetër i rëndësishëm i ekonomisë në Shkodër. Zonat e prodhimit bujqësor në Shkodër përballen me nevojën e madhe për mirëmbajtje dhe investime në kullim dhe vaditje. Tashmë kjo është një përgjegjësi e jona, por që kërkon një angazhim bashkë me komunitetin në pamundësi për të patur financa kombëtare direkte. Për këtë Bashkia e Shkodrës do të jetë e vëmendshme për të hartuar projekte dhe ofruar shërbim mirëmbajtje. Pasuritë e natyrës, pyjet dhe kullotat, uji, lumenjtë dhe liqeni janë pasuri që do të vlerësohen dhe projektohen si mundësi për zhvillim të aktiviteteve ekonomike. 8 | Shkodra është një qytet që jeton, i ri, i gjallë dhe aktiv! Në Shkodër mësojnë dhe edukohen mbi 10 mijë të rinj studentë dhe nxënës në nivele të ndryshme arsimit. Në territore të ndryshme vërehen diferenca të theksuara të kushteve për mësimdhënie. Përmirësimi i kushteve dhe përafrimi i standarteve do të jetë përpjekja dhe sfida e punës sonë. Kujdesi dhe shërbimet për familjen, për fëmijët, për të rinjtë, për personat me aftësi ndryshe do të jetë një risi duke besuar se kështu mund të ndihmojmë për një shoqëri më të shëndetshme. Shkodra, me njerëzit kreativ, me historinë dhe kulturën, mikëpritjen dhe vlerat njerësore është një komunitet që jeton e zhvillohet. Mbrojtja e vlerave, zhvillimi dhe promovimi i traditës e historisë, gjallërimi i jetës kulturore, artistike e sportive janë për Shkodrën frymëzim dhe shpirt e frymëmarrje. Unë besoj që bashkë me ju, me bashkeqytetarët, me shumë punë e përkushtim do të marrim dhe përmbushim përgjegjësitë për të administruar dhe zhvilluar Shkodrën. Unë besoj në kontributin dhe mbështetjen tuaj!
Voltana Ademi
Kryetar