Para bashkisë së Shkodrës në këto momente po zhvillohet një aktivitet me rastin e 9 majit, ditës së Evropës.
I pranishëm është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë. Ky aktivitet zhvillohet çdo vit nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe sivjet ka ndalesën në Shkodër. Këtë aktivitet e hapi kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila shprehu kënaqsinë e të festuarit në Shkodër, ditën e Evropës. Ademi ndër të tjera tha se pavarësisht sfidave që na ka rezervuar fati, ne jemi qytetarë evropianë. Pas Ademit, ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin tha se vendi ynë gjendet në një trajektore të rëndësishme dhe se ka ardhur koha që shqiptarët të lënë pas frikën dhe egoizmin. Në këtë aktivitet foli edhe kryeministri Edi Rama i cili dha mesazhe për shqiptarët që të kene besim dh eta shohin më me optimizëmn vendin e tyre. Në fund u shfaq një punim i shkodranit Adrian Paci.
/ Star Plus TV /