Sipas burimeve të raportuara nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se 10 persona nga Siria tentojnë të kalojnë jashtë kufirit përmes Shqipërisë në mënyrë ilegale.
Arrestimi dhe kapja e tyre u bë e mundur nga policia e Shkodrës në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut. Sirianët shoqëroheshin në dy makina nga 3 djem Shqiptarë.
Policia shoqëroi në komisariatin e Shkodrës personat e kapur në flagrancë, si dhe 2 nga djemtë të cilët po i shoqëronin: Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër, Alfonc Capi, 28 vjeç, banues në Vaqarr,Tiranë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim personi i tretë G.G 24 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të personave të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim.