Rinas. Ekstradohet për në Itali shtetasi Valter Vathaj.
Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi në dalje, i shtetasit: Valter VATHAJ, 48 vjeç, lindur në Shkodër, pasi: Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërin e arrestit nr. 1795/03 RG.GIP, datë 17.01.2005, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit mbi prostitucionin, trafik qëniesh njerëzore, pjesmarrje në organizatë kriminale, shkelje e ligjit mbi emigracionin”, vepra penale të parashikuara nga nenet 81, 110, 416 të Kodit Penal Italian dhe seksioni 12 i Ligjit 286/98. Shtetasi Valter VATHAJ, është arrestuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi ka qënë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë. Shtetasi i mësipërm i’u dorëzua oficerëve të policisë italiane të cilët kryen ekstradimin e tij drejt Italisë.
/ Star Plus TV /