FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
KOMISIONI I DISIPLINES VENDIM
I mbajtur sot me date 16 Shkurt 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI:
1.KF “Flamurtari”, KF “Vllaznia” dhe KF “Kukesi”, per shkak te ofendimve ne kor ndaj ekipeve kundershtare, denohet secili me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
2.Tranjeri i KF “Vllaznia”, Armando Cungu, per protesta me gjeste dhe fjale ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te KDS.
3.KF “Tirana”, per sjellje diskriminuese ndaj kundershtarit, denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 57 te KDS.
4.Lojtari i KF “Mamurrasi”, Rezart Maho, per goditje me berryl ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
5.KF “Burreli”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes, denohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa tifoze ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/1.a te KDS.
6.Lojtari i KF “Lushnja”, Bekim Kuli, per goditje me koke ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
7.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Raxhjan Sulkja, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS. 8.Lojtari i KF “Pogradeci” U-19, Eljo Bego, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
/ Star Plus TV /