Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “Detyrim Paraqitje” për Drejtorin Rajonal të Tatimeve Hysen Hysa ndaj të cilit Prokuroria e këtij qyteti kishte ngritur akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”.

Avokati Mbrojtës Ilir Golemi kërkoi heqjen e kësaj mase pasi ky person nuk përbën rrezikshëmri dhe nuk mund të dalë jashtë vendit pa autorizimin e gjykatës, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga trupi gjykues. Drejtori i Tatimeve Hysen Hysa u ndalua me 13 qershor të këtij muaji nga policia e shkodrës me urdhër të Prokurorisë .Nga hetimi i organit të akuzës rezultoi se drejtori Hysa ka kredituar në mënyrë të kundraligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në shumën mbi 10 milion lekë të reja për subjektin tregëtar H.. shpk në pronësit të nipit të hysaj një biznesmen ky i njohour në rrethin e Malësisë së Madhe.Në raportin e Prokurorisë thuhet se djali i motrës i drejtorit të tatimeve kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.Drejtori Hysa u rikthye menjëherë në detyrë pas lënies I lirë nga gjykata e shkodrës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPD LËVIZ NGA VENDET E REZERVUARA
Artikulli tjetër“EURO 2016”, BUFFON ËSHTË PORTIERI MË I MIRË I KËTIJ EUROPIANI