Banorë të qarkut Shkodër, banorë të njësive administrative të prekur nga përmbytjet, Vizioni ynë NUK KA QËNË dhe NUK ËSHTË:
-të bëjmë Politikë me rreshjet e shiut,
-të bëjmë Politikë me dëmshpërblimet,
-të bëjmë Politikë me fatkeqësitë natyrore.
Nuk mund të bëjmë lojë politike me shtëpitë tuaja nën ujë, me kulturat tuaja bujqësore të shkatërruara, me bizneset tuaja të dëmtuara.
Mbështetja e institucionit të Këshillit të Qarkut Shkodër, për shqetësimet, problemet e banorëve të qarkut Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë.
Mbështetjen dhe solidarizimin për banorët e qarkut Shkodër të prekur nga përmbytjet e kemi dhënë me punën tonë si në terren ashtu dhe gjatë vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Mbrojtja nga Përmbytjet është një ndër masat prioritare të institucioneve shtetërore, pasi dihet se pesha apo fatura ekonomike dhe sociale e këtij fenomeni është e lartë, duke e bërë domosdoshmëri ndërhyrjen me projekte zhvillimore me peshë rajonale.
Për këtë, Institucioni ynë ka bashkëpunuar me donatorë të huaj në përpjekjet për të gjetur masat e duhura për të ulur dhe kontrolluar rreziqet nga përmbyjtjet për një periudhë afatgjatë. Në Konceptin Strategjik të Zhvillimit Rajonal, është parashikuar dhe një Fushë Veprimi për Mbrojtjen nga Përmbytjet, shoqëruar me projektet përkatëse.
Banorëve të Njësisë Administrative Dajç, banorëve të të gjithë Njësive Administrative të zonave të prekura nga përmbytjet që presin, kërkojnë dëmshpërblimet e tyre iu komunikojmë se:
-Mbështesim të drejtën tuaj ligjore për dëmshpërblimin nga përmbytjet;
-Mbështesim ‘thirrjen’ tuaj për kompensimin e dëmeve në kulturat bujqësore dhe biznese.