Malësi e Madhe Goditet një tjetër rast i mitëdhënies. I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim mosvënien e masës administrative, por arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit malazez, konkretisht: * Sllaviolub Knezhgjeviç, 56 vjeç banues në Beograd, Serbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në datë 01.03.2017, në aksin rrugor Koplik-Bajzë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip VOLVO (kamion) me targa BG607LC, i ka ofruar 5 Euro punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte me të meta teknike. Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA DHE KOSOVA DO VUAJNË PASOJAT E VULLKANIT ETNA
Artikulli tjetërQEVERIA VENDOS 100% DËMSHPËRBLIME PËR SHTËPITË E DËMTUARA NË ZHARRËZ