Njoftimi i policisë Shkodër:
Shkodër Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 02.10.2016 e vjedhjes me dhunë të një vlere monetare ndaj një shtetasi Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar e shpallet tjetri në kërkim Më datë 03.10.2016, në vijim të punës intensive për zbardhjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjeve para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit : Anton Gjergjndreaj, 18 vjeç, banues në Shkodër Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.M. 21 vjeç, banues në Shkodër. Më datë 02.10.2016, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë vjedhur me dhunë shtetasit I.K. shumën prej 60 000 lekë të reja dhe 1500 Euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” parashikuar nga neni 139/2 i Kodit Penal.
/ Star Plus TV /