U inagurua në pedonalen “Kolë Idromeno” godina e re e muzeut “Marubi”.

Të pranishëm ishin ambasadorë të akredituar në vendin tonë, kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro etj. Fjalën e hapjes e mbajti kjo e fundit e cila tha se ky muze ka një vlerë të jashtëzakonshme. Në fjalën e saj Kumbaro i kërkoi falje Shkodrës, pasi sipas saj nuk është vlerësuar asnjëherë për shpirtin artistik që ka dhe vlerat e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë. Edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e Marubëve jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Fjalën e tij Rama e hapi me një historik të fototekës “Marubi” dhe mjeshtrave të fotografisë në Shkodër. Duke përmëndur disa prej veprave të Marubëve, kryeministri vlerësoi historinë e jazhtëzakonshme të Shkodrës dhe kontributin që ajo ka dhënë ndër shekuj, duke shtuar se Shkodra ka qënë historikisht, vend shkollimi e edukimi. Dy prej punonjësve të cilët kanë mbajtur gjallë fototekën “Marubi” zbuluan pllakatën që ndodhet në hyrje të muzet. Më pas të pranishmit e kanë vizituar atë nga brenda.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakQËNDRIMI PËR LU-në, REAGON JOZEFINA TOPALLI
Artikulli tjetërSTAR TREND – 09.05.2016