Informacion mbi situatën në Bashkinë Shkodër, datë 9.11.2016, ora 10:00
I është kërkuar Prefekturës vënia në dispozicion e dy mjeteve të larta; një për fshatin Kuç dhe niëpër fshatin Obot. Po ashtu është kërkuar dhe shërbim policor në të dy segmentet.
BËRDICË Vështirësohet kalimi në segmentin rrugor Harku i Berdices të rrugës Shkodër- Tirane për mjetet e vogla. Te Harku i Berdicës është duke u rritur niveli i ujit në rrugë dhe është duke u bërë i vështirë qarkullimi i automjeteve. Është kërkuar Shërbim Policor në Kryqëzimin e Rrugës së Beltojës me rrugën Shkodër- Velipojë, për të shmangur kalimin e mjeteve të vogla nga Harku i Bërdicës për në Shkodër apo Tiranë.