“Shqipëria merr rekomandimin për hapjen e negociatave per anetaresim ne BE”, lajmi është dhënë nga deputeti socialist Taulant Balla në një postim në rrjetin social FB.

Deputeti Balla shkruan se kjo është një ditë e rëndësishme dhe historike, pasi marrëdhënia mes Shqipërsië dhe BE bëhet edhe më e fortë. Balla tha se BE dhe SHBA vlerësojnë progresin e Shqipërisë.

Balla: Për ne shqiptaret sot është nje dite historike ne rrugen tone drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Zyrtarisht Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave per anetaresim. Marredhenia jone me BE behet edhe me e forte. BE dhe SHBA vleresojne progresin e arritur nga Shqiperia ne permbushje te prioriteteve kyc, per te cilat puna do te vazhdoje, dhe sigurisht presin progres te prekshem dhe te besueshem ne implementimin e reformes ne drejtesi (ne menyre te vecante vetting-u i gjyqtareve dhe prokuroreve).

Balla shfrytëzoi rastin për të uruar edhe Donald Trump për fitoren në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa u shpreh i bindur se marrëdhëniet me SHBA në administratëm Trump nuk do të ndryshojnë, duke hedhur poshtë të gjithë zërat që mendojnë të kundërtën

Balla: Sot eshte nje dite historike edhe per SHBA. Amerikanet kane sot nje President te ri te zgjedhur republikan Donald Trump. Urime popullit amerikan! Urime Presidentit Trump! Mirenjohja e popullit shqiptar per popullin dhe qeverine amerikane eshte baza e qendrueshme per marredhenie te shkelqyera. Nese ka ndonje mendje te semure ne Tirane qe shpreson se negociatat nuk do te hapen, apo se Marredheniet tona strategjike me SHBA do te ndryshojne pergjate administrates Trump, gabon rende. Reforma ne drejtesi do te behet, vetting-u do te behet, sepse Shqiperia eshte e vendosur te ece drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian, dhe do te vazhdoje te jete partner i besueshem i SHBA-ve.

Artikulli paraprakREKOMANDIM POZITIV PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE
Artikulli tjetërZBARDHET EKSPERTIZA/ JA PSE VDIQ GRUAJA SHTATZËNË NË MATERNITET