Njoftimi për shtyp i Policisë Shkodër:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim, ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” Nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpalllur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, më datë 08.09.2016 kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : •Kristian Lacuku, 25 vjeç, banues në Shkodër Ndalimi i tij u bë pasi : Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër më datë 01.09.2016 e ka shpallur në kërkim policor pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet i’u përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLIGJI PËR SINJALIZIMIN E KORRUPSIONIT, TAKIM KONSULTATIV
Artikulli tjetërNGA 1 JANARI 2017 NDRYSHON MOSHA E DALJES NË PENSION