Ne nje interviste per mediat kardiologu Edi Smajlaj ka sqaruar ngjarjen qe coi ne arrestimin e tij para pak ditesh.
Edi Smajlaj : Problemi po trajtohet jo ne menyre korrekte. Jam akuzuar per falsifikim te karteles qe nuk eshte e vertete dhe gjykata e tha fjalen e saj. Kontakti i pare me pacientin Lufi eshte jo me pak se 5 ore pasi ka qene ne spital. Gjendja e tij nuk eshte stabilizuar dhe me pas e kam shtruar per ta trajtuar si nje pacient.Kishte tension, probleme me shtyllen kurrizore dhe dhimbje gjoksi. Nuk ishte mjekuar mire dhe here pas here ka paraqitur probleme.Mund te gjej element te rendesishem qe shkojne ne shkelje te te drejtave ndaj meje. Gjithsesi mendoj se jane probleme qe do zgjidhen.Jam i sigurte qe kishte nje prapavije dhe ka nje prapavije ne kete arresim. Ka shkelje dhe menyra jo normale qe çuan ne ndalimin tim. Kam qene ne kontakt me policine qe ne momentin e shtrimit dhe i kam sqaruar ne çdo detaj dhe ata e kane ditur gjendjen e tij dhe e shoh te paarsyeshme aktin final te arrestimit ne kushtet e punes.Drejtori i spitalit ka bere denoncimin. Ai e ka bere. Nuk kam kontaktuar me te skam pse.Nga ky moment kam.reflektuar shume dhe tashme i shoh gjerat ndryshe.