Kosova është pranuar si antare e FIFA-s.
Kjo është vendosur në Kongresin e 66-të i FIFA’s, që po mbahet në Meksikë. Në këtë kongres u vendos që përfundimisht Kosova të pranohet si anëtare të saj e re, duke i dhënë fund një periudhe të tmerrshme për futbollin kosovar për ta nisur një epokë të re të ndritshme. Federata e Futbollit të Kosovës u pranua me 141 vota për. Me 3 Maj, FFK-ja u pranua edhe në shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA.
/ Star Plus TV /