Një 54-vjeçar nga Bzheta e Malësisë së Madhe është arrestuar nga policia pasditen e së shtunës, pasi gjatë një kontrolli në afërsi të banesës së tij u gjetën dhe u asgjësuan 189 bimë narkotike, gjatësia e së cilave arrinte deri në dy metër.

Njoftimi i Policisë: Shkodër – Malësi e Madhe Asgjesohen 189 rrënjë bimë narkotike si dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në afërsi të banesës së shtetasit Lugj Macoraj ka të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së këtij shtetasi në fshatin Bzhetë, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjesuar me anë të djegies 189 rrënjë bimë narkotike me gjatësi deri në 2m. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : • Lugj Macoraj, 52 vjeç, banues në fshatin Bzhitë, Malësi e Madhe Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË TIFOZËT E KOMBËTARES
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, VDES 49-VJEÇARI