Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë më datë 16.09.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi : Mhill Gjoni, banues në fshatin Fierz në Fushë Arrëz. Gjatë kontrollit të ushtruar i’u konstatuan në një parcelë në tokë bujqësore në pronësi të shtetasit të lartëpërmendur një numër të konsiderueshëm bimë narkotikë të llojit Canabis Sattiva. Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA NË VAU DEJËS, ANËTARËT E PS I KËRKOJNË PUNËSIM
Artikulli tjetërARVIT BUSHATI-KRYEMINISTRIT RAMA: TË HIPTË VETJA NË QEJF!