Njoftimi i Policisë Shkodër:

“Shkodër.Sot në datë 25.07.2016 nga sherbimet e DVP Shkodër është finalizuar me sukses operacionin i koduar “PREKAL 2016 ”. Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve proaktive te filluara nga Specialistët e DVP Shkodër me qellim goditjen e veprimtarisë së paligjeshme të kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të këtij Operacioni Policor, u bë e mundur ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasit;1. Aleksander Podja , lindur në vitin 1994, banues në Bardhaj Shkodër.2. Simon Podja, lindur në vitin 1992, banues në Bardhaj Shkodër, (i denuar më parë për vjedhje).3. Kristjan Cingare, lindur në vitin 1993, banues në Bardhaj Shkodër.4. Edmond Nika, lindur në vitin 1994, banues në Prekal Shkodër.5. Vido Dakaj, lindur në vitin 1987, banues në Hot i Ri Shkodër, (i dënuar më parë për kundërshtim të punonjësve të policisë).Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B.B, lindur në vitin 1986, banues në lagjen Guerrile Shkodër, (i ndaluar më parë për veprën penale të plagosjes së lehtë).Shtetasve te lartëpërmendur u është dokumentuar veprimtaria e jashteligjshme e kultivimit të bimeve narkotike dhe konkretisht, kanë kultivuar një parcele me 609 rrënjë bime narkotike cannabis sativa, e evidentuar, sekuestruar dhe asgjesuar në datë 18.07.2016 në vendin e quajtur pranë ish gabinës elektrike në fshatin Prekal Shkodër, në rrugë Prekal – Kir.Dokumentimi i veprimtarise se tyre kriminale është bërë pas një hetimi të përbashkët 2-mujor.Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 609 rrenjë të dyshuara narkotike kanabis sativa , 6 telefona celulare , e objekte të tjera.Materialet Proceduriale i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR, RRUGA NGA ZIG –ZAGU DERI TE STADIUMI TË JETË PEDONALE
Artikulli tjetërBASHA I DËRGON LETËR PRESIDENTIT TË KOMISIONIT TË VENECIAS