Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur letrës së kryeministrit Edi Rama.
Në letrën e tij, Basha ka shkruar se për më shumë se dy vjet Rama i është përgjigjur kërkesës dhe gatishmërisë së opozitës me veprime ose mosveprime që kanë cënuar Kushtetutën. Sipas Bashës, pala e kryeministrit vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014 për dekriminalizimin. Ndërsa, i ka thënë Ramës se ftesa është një hap i vonuar.
/ Star Plus TV /