Shkodër Arrestohet në flagrancë në oborrin e shkollës një nxënës për armëmbajtje pa leje I sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë “Zastava”.

Me datë 04.04.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë në oborrin e shkollës i nxenësit: R. N, 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të të një shkolle në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “ZASTAVA”, pa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do ti nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, e parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDERMATOZA NODULARE , GATI ZËVENDËSIMI I GJEDHËVE NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërSEANCA DHE QEVERIA E BESIMIT, RAMA TAKIM ME METËN NË KRYESI