Jozefina Topalli dhe Arben Imami në konferencë për mediat. Ata kërkojnë mbledhjen e forumeve të PD-së për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Arben Imami: “Nuk mund të largohet Edi Rama me shkatërrimin e PD-së. Vendimi për listat është marrë në shkelje të statutit dhe çdo procedure normale. Si zgjidhje të vetme kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD-së, shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së .Lulzim Basha. Kjo është listë humbëse. Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu.

Ata janë ndër më të vjetrit në PD që u lanë jashtë listës së deputetëve. Përmes një deklarate për mediat, Topalli deklaroi se prej 26 majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e dhjetorit 1990. Topalli akuzon Bashën se po zhbën PD dhe se axhenda e tij në krye të kësaj partie është terësisht personale. “E kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo persona”.

Ajo thotë se nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar. Dhe për ta mbyllur analizën e saj, Topalli është e mendimit se Basha nuk ndryshon nga Rama dhe as republika e re nga rilindja. Edhe pse Basha e privoi nga e drejta për të kërkuar një mandat të shtatë si deputete, Jozefina Topalli garanton se do të vazhdojë të jetë në politikë për tu ngritur edhe jashtë parlamentit kundër çdo padrejtësie.

Artikulli paraprakTOPALLI – IMAMI: DUAM SHKARKIMIN E BASHËS
Artikulli tjetërTOPALLI: S’KAM QENË ME BASHËN QË DITËN KUR ZBRITI NGA AVIONI