Me një barazim pa gola është mbyllur sfida midis Luftëtarit dhe Vllaznisë, e cila u luajt ditën e sotme (e shtunë, 04 mars) në Gjirokastër.
Pavarësisht përpjekjes së të dyja skuadrave për të gjetur rrugën e golit, asnjëra prej tyre nuk ka arritur të triumfojë.
Edhe pse drejtuesit e Vllaznisë ishin shprehur optimistë për këtë sfidë se do të arrinin të merrnin një rezultat pozitiv kjo nuk ka ndodhur.
Pas 90 minutave lojë, gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura.
Kjo sfidë është e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit.
/ Star Plus TV /