Majlinda Kelmendi “pushton” Rusinë, ngre lart flamurin e arteë të Kosovës
Majlinda Kelmendi ka arritur të shënojë fitore kundër francezes Priscilla Gneto dhe është shpallur kampione e Evropës në kategorinë 52 kg. Krenaria e Kosovës tregoi edhe një herë që është një shkallë më lartë se të gjithë në sportin e xhudos. Xhudistja pejane e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen Annabelle Euranie, për të shkuar në finale, ku do të përballet me francezen tjetër. Majlinda e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova. Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle.
/ Star Plus TV /