Komunikata për shtyp e Policisë Shkodër:

“Malësi e Madhe-Shkodër. Arrestohen 3 shtetas për kultivim të bimëve narkotike. Asgjesohen 470 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: •Prek Paja, 65 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, •Kol Alija, 51 vjeç, banues në fshatin Bardhaj Shkodër, •Kristjan Paja, 23 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë kultivuar 470 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva në 6 parcela, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284/2i Kodit Penal.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHKODËR
Artikulli tjetër“EURO 2016”, UELLSI “TURPËRON” BELGJIKËN