Një fëmijë 13-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës gjatë ditës së shtunë.

Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se se i vogli kosovar ka ndërruar jetë, pavarësisht shpejtësisë me të cilën i’u dha ndihma e parë mjekësore.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Policia njofton:  Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmi L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje por fëmija ka ndërruar jetë.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA E SEZONIT TË RI, “MADE IN SHKODRA”
Artikulli tjetërTEMPERATURAT EKSTREME VIJNË JAVËN TJETËR