Njoftimi i Policise Shkoder:

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër në bashkëpunim dhe me Forcat Speciale Renea, po vijojnë kërkimet në terren të autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2016 ku shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit A.S, 42 vjeç dhe G.K, 30 vjeç, gjithashtu ka plagosur shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K.22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, krim i kryer për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Kërkimet janë shtrirë në zonën e nënshkodrës me qëllim kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorit të ngjarjes. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se ofron një shpërblim prej 500.000 lekë, për çdo informacion që çon në saktësimin e vendodhjes së autorit të ngjarjes duke siguruar anonimatin. Për çdo të dhënë mund të kontaktoni në çdo kohë në numrat e telefonit 069 41 01 985 dhe 069 41 02 060, por dhe në numrin 129.

Artikulli paraprakI VODHEN PARATË NJË SHTETASI, NJË I ARRESTUAR NJË NË KËRKIM
Artikulli tjetër“FUQIA E SINDIKATAVE TË ARSIMIT ËSHTË BASHKËPUNIMI”