KRYETARI I PD ÇOBAJ, REAGON PAS DORËHEQJES SË DREJTORIT TË SPITALIT SHKODËR

 

Deklarate per shtyp

 

Sikur te mos mjaftonin problemet qe ka spitali rajonal Shkodres,  (si kushtet e veshtira te punes e trajtimit te semureve, mungesa e  laboratoreve, godina e spitalit jashte standartit, mungesa te theksuara ilacesh baze apo mungesa e  veshjeve sherbimi nga me elementaret), atij  qe dje iu eshte shtuar edhe nje problem tjeter i madh:  se shpejti te semuret e Shkodres mund te mbeten edhe pa godine spitali, pasi po tentohet te privatizohet nga Deputeti i LSI-se, ne bashkepunim edhe me kandidaten e maxhorances.

Refuzimi nga ana e Drejtorit te Spitalit, ka provokuar edhe dhunen fizike ndaj tij, nga stafi shoqerues i deputetit dhe kandidates, gje qe e ka detyruar Drejtorin te jape dorheqje.

Doreheqja e Drejtorit ka bere qe perkohesisht te ndalohet  realizimi i ketij privatizimi te kundraligjshem, por edhe ka shpetuar per momentin largimin nga puna, me liste,  te 20 punonjesve  qe Deputeti i LSI-se dhe kandiadatja e saj i kane lene mbi tavoline Drejtorit.

 Ky akt, tregon degjenerimin e thelle politik te maxhorances se sotme, per te futur duart kudo dhe ne cdo gje, mosrespektimin e ligjit, perdorimin e presionit dhe dhunes jo vetem ndaj qytetarit te thjeshte por edhe brenda radheve te saj…

Ne si PD e denojme kete akt dhe i kerkojme qe ti  mbajne duart larg pasurise dhe administrates publike.

KRYETARI I PD- SHKODER

RAMIZ ÇOBAJ

 

Artikulli paraprakSOPRANOJA KLODIANA BRAHIMI NË “TEATRIN MIGJENI”
Artikulli tjetërSHKODËR SEKUESTROHEN 1140 RRËNJË KANABIS