“Shkodra, shebulll i harmonisë fetare”.

Edhe kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka zgjedhur Shkodrën për të uruar festën Pashkëve. I shoqëruar nga Jozefina Topalli, Voltana Ademi e përfaqësues të tjerë të PD-së në Shkodër Basha zhvilloi një vizitë në Arqipeshkvi. Pas vizitës Basha uroi të gjithë besimtarët e krishterë për paqe, shëndet e dashuri në familjet e tyre. Më herët festa e Pashkëve ka sjellë në Shkodër Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, i cili zhvilloi një vizitë në Arqipeshkvinë e këtij qyteti. Nishani u prit nga Arqipeshkvi i Dioqezëz Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra dhe përfaqësues të tjerë të besimit katolik në Shkodër. Pas vizitës Nishani uroi të gjithë besimtarët e krishterë duke thënë së është në këtë qytet pasi Shkodra shquhet për harmoni fetare të ndërsjellë. Gjatë fjalës së tij Nishani përcolli edhe një mesazh për politikën shqiptare, ku u shpreh se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të rikthyer besimin e popullit tek institucionet që ata përfaqësojnë. Ndërkohë  në Arqipeshkvi po zhvillohen vizita nga përfaqësuesit më të lartë të politikës vendore dhe krerë të besimeve fetare.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLIVING – 26.03.2016
Artikulli tjetërPRESIDENTI NISHANI ZGJEDH SHKODRËN PËR TË URUAR PASHKËT