Deklaratë për shtyp Zedhenesja e PD Shkoder Benardeta Syku

Jemi të gjithë dëshmitarë që sistemi shëndetësor në vend është plotëisht i kalbur. Trumbetohet me të madhe nga kjo qeveri për investime dhe për shërbim të përmirësuar ndaj pacientit. Rasti i aksidentimit të dy të rinjëve në fshatin Hot i Ri, kur autoambulancat vonuan për të shkuar në vend ngjarje 45 minuta, është treguesi më i qartë se ky sistem shëndetësor nuk funksionon fare. Mungesa e standarteve kur për 5 kilometra rrugë i duhet autoambulancës të mbërrij për 45 minuta, duke lënë në mëshirë të fatit dy të mitur, madje kjo vonesë është shkaku i rëndimit edhe më shumë i gjëndjes shëndetsore të tyre. Një autoambulancë në një distancë të tillë duhet të mbërrij jo më vonë se 5 minuta, është e qartë se pacienti dhe gatishmëria për shpëtimin e jetës së tij, nuk janë në rendin e ditës së punës së kësaj qeverie. Jeta e pacientit për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për vetë Ministrin Ilir Beqaj, nuk janë dhe nuk kanë për të qenë asnjëherë në rend të ditës. Për të në rend të ditës janë tenderat dhe xhepi i tij dhe i shefit të tij. Kurse ajo që sot në sistemin shëndetësor në Shkodër është në rend të ditës në vend të shëndetit të pacientit është plotësimi i vendeve të punës me militant partiak. Kërkojmë nga të gjitha institucionet ligjë zbatuese marrjen e masave dhe hetimin e plotë të ngjarjes së këtij aksidenti ku automabulancës i duhen 45 minuta për të përshkuar 5 kilometra rrugë. Kjo tregon se përkushtimi për punën dhe jeta e njeriut për drejtuesit e sistemit shëndetësor në Shkodër dhe për vetë Ministrin Beqaj nuk kanë asnjë vlerë. JU FALEMINDERIT

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKRYQI I KUQ, KONKURS PËR DHËNIEN E NDIHMËS SË SHPEJTË
Artikulli tjetërPARTI E RE POLITIKE NË KOSOVË